Te hash, apo te mos hashe?!

Me ka ndodhur shpesh here me pacientet qe ndodhen ne kliniken tone. Pasi kane marre regjimin ushqimor, i cili permban te 5 vaktet e ushqimit te perllogaritur ne kalori, kane tendencen te eleminojne ushqime, duke menduar se do te humbin me teper peshe.
Kjo gje eshte totalisht e gabuar. Ulja e kalorive ditore , ben fillimisht te keni nje renie me te madhe dhe me pas vjen pyetja : ‘pse nuk po bie nga pasha?’. Kjo ndodh sepse trupi juaj mesohet me pak ushqim, gje qe me vone sjell mos reagimin e trupit ndaj recetes dietologjike (dietes).
Nuk e di pse vjen kjo tendence, ndoshta nga deshira per te rene me teper, apo valle nga perceptimi klishe i dietave te ndjekura me pare, ku sasia e ushqimit eshte shume e vogel, aq sa nuk permbush kalorite ditore qe i duhen trupit per te funksionuar.
Ajo qe dua te them, eshte se ky perceptim i gabuar, ka bere qe ju te eleminoni ushqime nga dieta, sepse ndoshta mendoni se nje regjim ushqimor qe ju mban te ngopur nuk eshte diete. Dieta e vertete eshte shume larg te qendruarit pa konsumuar ushqim, sic ju mund ta mendoni, dieta e vertete ben qe ju te humbisni kilograme shendetshem dhe te mos ndjeni uri.
Keshtu qe ne nje diete, ashtu si shtimi i sasise ushqimore, ashtu dhe reduktimi i saj, eshte i demshem!
Disa hapa qe duhet te ndiqni, nderkohe qe mbani diete:
– Duhet respektuar sasia e ushqimit qe eshte e vendosur ne diete.
– Kur te vije momenti qe renia e peshes te jete me e ulet ose te stopoje, aty sekreti jeni ju. (Ndjekja e aktivitetit fizik, nese nuk keni qene duke u marre me te.)
– Mos u demoralizoni dhe mos hiqni dore, nese 1-2 jave nuk keni rene nga pesha,kjo mund te ndodhe per qindra arsye qe ju mund te mos ju shkojne ne mend, (si psh tek femrat, cikli menstrual, kur femrat kane tendencen gjithmone te peshojne me teper se pesha reale, pasi ndodhin ndryshime hormonale) por kjo nuk do te thote se ju duhet te ndaloni perpjekjet ose te nderpresin dieten.
Keshtu qe permiresimi dhe deshira per te ndryshuar eshte ne doren dhe vullnetin tuaj!
E rendesishme eshte te mos hiqni dore kurre nga objektivi tuaja!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart