Si mund te krijoni nje dreke te shpejte,

Si mund te krijoni nje dreke te shpejte, me pak kalori dhe shume vlera ushqyese! ❗❗473 Kalori❗❗
Sot do t’ju rekomandojme nje tjeter kombinim te shendetshem sesi mund te krijoni dreken tuaj shume shpejt dhe me pak kalori. Vakti i drekes eshte nje nga vaktet kryesore te dites pasi nepermjet saj organizmi furnizohet me 50% te kalorive ditore.
Per kete arsye dreka juaj duhet te jete e plote, por sigurisht vlerat e saj kalorike varen dhe nga aktiviteti qe kryeni cdo dite.
Sugjerimi i sotshem i drekes permban vetem 473 Kcal. Eshte nje opsion qe mund te pergatitet shume shpejt, per vetem 15 minuta .
Perberesit:
📍½ avokado,
📍1lk vaj ulliri,
📍1 flxh caji kerpudha (te prera ne feta te vogla),
📍1 flxh caji spinaq,
📍120 gr biftek mish vici ose pule (i grire),
📍kripe, piper (sipas deshires),
📍fara te zeza per dekorim (sipas deshires).

Menyra e pergatitjes 📝:
✔️Pergatisim biftekun e pules ose te vicit ne nje tigan qe nuk ngjit per disa minuta nga te dyja anet.
✔️Ne nje tigan pak të thellë shtojme 1lk vaj ulliri dhe kavurdisim kerpudhat se bashku me spinaqin per rreth 5 -7 minuta.
✔️Nderkohe pastrojme avokadon nga lekura dhe berthama e saj dhe e presim ne feta te holla.
✔️Pasi te jene gati kerpudhat me spinaqin i vendosim ne pjate dhe sipas preferences se gjithseclit shtojme pak kripe dhe piper.
✔️Shtojme fetat e avocados si dhe biftekun.
✔️Dekorojme me disa fara chia (opsionale).

** Ne varesi te dietes suaj, mund te shtoni 1-2 feta bukë (30 me 60 gr).**
Dreka eshte gati per tu konsumuar!

Ju befte mirë !☺️

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart