Rekomandimet per shtimin ne peshe gjate shtatezanise bazuar ne indeksin e mases trupore

Miq , sot dua te ndaj nje eksperience te bukur me ju, sic eshte shtatzania, duke perfituar nga rasti, qe t’ju kthej pergjigje dhe atyre , te cilet mendojne se nuk e shijoj aq sa duhet shtatzanine.
Paresisht, dua te them, qe ne i shijojme eksperiencat tona ne menyre subjektive, pra e thene ndryshe, i shijojme ne menyra te ndryshme.
Te shijosh shtatzanine dhe te abuzosh me ushqimin gjate shtatzanise, jane 2 gjera qe nuk kane lidhje njera me tjetren.
Une zgjedh te kujdesem per shendetin e bebit tim, duke respektuar fillimisht shendetin tim qe lidhet me peshen time.
Nuk eshte nje fiksim i imi, per te mbajtur trupin ne forme, por eshte elementare qe gjate shtatzanise te ruajme normat e shtimit ne peshe , te cilat udhezohen nga organizatat perkatese, mjeket, dietologet etj.
Gjeja e pare qe me tha gjenekologu gjate vizites sime te pare , ishte : KUJDES SHTIMI NE PESHE nese deshiron te shijosh shtatzanine! Me parametrat e tua trupore , duhet te shtosh maksimalisht 11.5 me 12kg gjate gjithe shtatzanise.
Une nderkohe jam ne muajin e 8 dhe kam shtuar 10 kg. Pavaresisht kesaj, une ndjej veshtiresi ne frymemarrje, ne ecje dhe dhimbje shpine . Mendoni pak se sa veshtiresi do te ndjeje nje vajze e cila ka shtuar 25 kg – 30 kg gjate shtatzanise.
Pervec kesaj, mendoni dhe periudhen e post – shtatzanise. Gjithe ate peshe te shtuar, te cilen duhet ta eleminoje, jo vetem per pamjen e saj, por paresisht per shendetin e saj.
Une dua te jem e lumtur dhe gjate shtatzanise dhe pas shtatzanise, keshtu qe po e shijoj maksimalisht ne formen me te shendetshme te mundshme, te cilen ja u sygjeroj te gjitha vajzave qe presin per tu bere nena.
.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart