Nje kombinim teper i shijshem dhe interesant per te vegjlit tuaj eshte kombinimi i purese qe do ju sugjeroj diten e sotme.

Nje kombinim teper i shijshem dhe interesant per te vegjlit tuaj eshte kombinimi i purese qe do ju sugjeroj diten e sotme.

Koha e pergatitjes: 5 minuta ⏰
Koha e gatimit: 15 minuta ⏰
Koha totale: 20 minuta ⏰

Sasia e porcioneve: 3 porcione ( por gjithmone ne varesi te sasise se purese qe konsumon bebi juaj).

Permban:
📍2 patate te embla ( te pastruara dhe te prera ne kuba te vegjel) ,
📍1 karrote e madhe ( e pastruar dhe e prere ne feta te vogla),
📍1 flxh caji lulelaker
📍¼ flxh caji fara chia (opsionale) .

Menyra e pergatitjes📝:
✔️Ne nje tenxhere te madhesise mesatare vendosim rreth 5 cm uje dhe e leme te zieje.
✔️Me pas vendosim pataten e embel, karroten per te ziere per rreth 12-15 minuta.
✔️Pasi te kene kaluar 10 minuta shtojme edhe lulelakren dhe e leme te zieje se bashku me perberesit e tjere.
✔️I largojme nga zjarri ne momentin qe patatet dhe karrotat jane zbutur mjaftueshem.
✔️Ne nje blender ose procesor ushqimor vendosim perberesit se bashku dhe me farat chia.
✔️Shtojme ½ flxh caji uje (mund te perdorni uje te marre nga zierja e perberesve) dhe i frulojme ne shpejtesi te larte (perafersisht 1-2 minuta) deri sa te krijohet nje mase homogjene.
✔️Ne qofte se pureja e krijuar eshte ende shume e trashe per femijet tuaj , mund te shtoni ¼ flxh caji uje dhe ta rifruloni per 1 minute shtese.
❗ne fund mund te shtohet pak vaj ulliri dhe disa pika leng limoni❗

Pureja eshte gati per ta konsumuar!

** Keshilla**
👉🏻Pureja e mesiperme eshte e keshillueshme per femije mbi 6 muaj!
👉🏻Mund te ruani purene deri ne 3-4 dite ne frigorifer.

Ju befte mire! ☺️

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart