Nisja e ushqimit te pureve te ndryshme ose kremrave,

Nisja e ushqimit te pureve te ndryshme ose kremrave, eshte nje tematike e cila shqeteson teper te gjitha nenat e reja.
👉🏻Periudha me e mire qe te nisni te provoni ushqimet tek femijet tuaj eshte pas 6 mujorshit te pare te lindjes se tyre.
.
👉🏻Pra sic kemi permendur edhe here te tjera, cdo produkt te ri qe deshironi te vendosni tek menuja e vogelusheve tuaj, duhet testuar 3 dite dhe nese nuk shfaq shenja irritimi ose alergjie, atehere mund ta perdorni perseri ate produkt.
.
👉🏻Sot ju propozoj 6 opsione puresh teper te thjeshta , me vetem 1 perberes për ta prezantuar të voglin tuaj me shijet një nga një.

👉🏻Për puretë e para të foshnjës, perimet e ofruara janë të buta dhe të lehta për tu tretur, në mënyrë që të mësohen gradualisht me shijet e reja!

‼️( E keshillueshme per femije mbi 6 muaj!)‼️

Perberesit:
Sasia e perimeve per secilen pure:
📍200 gr Karrota,
📍250 gr panxhar,
📍200 gr brokoli,
📍200gr lulelaker,
📍250 gr patate te embel,
📍300 gr Kungulleshke.

Menyra e pergatitjes per secilen pure📝:
Procedura eshte shume e thjeshte dhe realizohet me vetem 3 hapa te vogla.
👉🏻Hapi 1 : Pastrojme perimet dhe i presim ne feta te vogla.
👉🏻Hapi 2 : Ziejme perimet deri sa te jene zbutur.
👉🏻Hapi 3 : Pasi jane ziere mire i frulojme se bashku me pak uje.

** Keshilla**
~ Nese deshironi para se ta sherbeni tek te vegjelit tuaj mund te shtoni nje luge caji vaj ulliri ose pak leng limoni per me shume shije.
~ Purete mund te ruhen ne frigorifer deri ne 3 dite.

Ju befte mire! ☺️

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart