LENG FRUTASH VS FRUTA

LENG FRUTASH VS FRUTA – Ke duhet të zgjidhni dhe pse?
👉 Është e sigurt që një gotë lëng i freskët frutash, përmban pothuajse gjithë sasinë e frutave që duhet të konsumojmë gjatë ditës.
Por, gjithashtu kijeni parasysh se përmbajnë më pak fibra dhe vitamina. (Nëse kalon shumë kohë pasi është përgatitur).
Përkundrazi frutat e freskëta të cilat i konsumoni të plota (Pa i qeruar nga lëkura ato që mund të konsumohen),përmbajnë të gjitha vitaminat, fibrat, antioksidantet që na nevojiten.
Gjithashtu një arsye pozitive është se frutat na krijojnë ndjesinë e ngopjes.
🧃 Përsa i përket lëngjeve të konservuara që gjenden në treg, janë të pakeshillueshme për tu konsumuar sepse përmbajnë konservante dhe sheqer shtesë.
🙋‍♂️ Personat që vuajnë nga diabeti, duhet të shmangin konsumimin e lëngjeve të frutave, sepse ndikojnë në rritjen e nivelit të glukozes në gjak. Prandaj këshillohet të konsumoni frutin e plotë.
🏃‍♀️ Gjithashtu për personat që duan të humbin peshë, duhet të bëjnë kujdes me kaloritë. Nëse gjatë ditës rekomandohet të konsumohen mesatarisht 3 fruta dhe ju gjatë gjithë ditës zgjidhni të konsumoni 2-3 gota lëngjesh frutash të shtrydhura, llogarisin që për përgatitjen e tyre, ju duhen 6-9 fruta, të cilat për dietën tuaj,përkthehen në kalori shtesë. Mesatarisht diku tek 360 kalori për 2 gota lëng i shtrydhur në ditë.
Informacionin e mësipërm, ndajeni me dikë që mendoni se duhet ta lexojë patjetër.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart