Brokoli eshte nje nga perimet me shume vlera ushqyese

Brokoli eshte nje nga perimet me shume vlera ushqyese si vitamina C, K dhe minerale si magnezi, hekur, kalcium.
Sot me ane te kesaj recete do ju tregojme sesi mund te kombinoni brokolin me pataten dhe djathin per femijet tuaj dhe te kthehet ne nje nga ushqimet me te preferuara per ta.

‼️( E keshillueshme per femije mbi 3 vjeç). ‼️

Koha e pergatitjes: 3 minuta ⏰
Koha e gatimit: 20 minuta⏰
Koha totale : 23 minuta⏰

Sasia e porcioneve: 2 porcione

Perberesit:
✏️300 gr patate( te pastruara dhe te prera ne kuba te vegjel), 🥔
✏️1 karrote (madhesie mesatare, e pastruar dhe e prere ne feta te vogla), 🥕
✏️75 gr brokoli, 🥦
✏️4 luge gjelle qumesht, ose qumesht formule (ne varesi te cfare konsumon vogelushi juaj),🍼
✏️15 gr gjalpe pa kripe,🧈
✏️40gr djathe cheddar ( i grire).🧀

Menyra e pergatitjes📝
✔️Ne nje tenxhere te vogel vendosim copat e patates dhe te karrotes dhe i ziejme per rreth 20 minuta, sa te jene zbutur.
✔️Nderkohe ne nje tenxhere tjeter vendosim brokolin te zieje per rreth 7 minuta. (Gjithashtu nese deshironi mund te vendosni brokolin tek tenxherja me patatet edhe karroten pasi kane kaluar 12 minutat e para) .
✔️Kullojme perberesit nga uji i zierjes dhe i frulojme per disa minuta se bashku me qumeshtin, gjalpin dhe djathin e grire deri sa te krijohet nje mase homogjene.

E sherbejme tek vogelushet tuaj!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart