Nje shqetesim qe has shpesh here nga nenat e reja

Nje shqetesim qe has shpesh here nga nenat e reja , si ne konsultat ne zyre, ashtu dhe ne bisedat virtuale qe zhvillojme se bashku, eshte menyra dhe koha e nisjes se ushqimit tek te vegjelit e tyre.
Bazuar ne udhezimet e Organizates Boterore te Shendetesise, rekomandohet qe femijet deri ne moshen 6 muaj te konsumojne qumesht, qofte ai i nenes apo qumesht formule. Pas 6 muajsh mund te nisin testimet e ushqimeve tek femijet tuaj. (Sigurisht qe duhet te merret parasysh dhe keshilla e mjekut pediater ne lidhje me zhvillimin e femijes per te pare nese ai eshte gati per ndryshimin e regjimit ushqimor.)
Ushqimet qe do te zgjidhni te provoni, duhet te jene kryesisht fruta perime ne forme pureje.
Keshillohet te ndiqet ‘testi 3 ditor’ per cdo produkt te ri qe ju fusni ne menune e te vegjelve tuaj.
Nje produkt, duhet t’ja testoni femijes suaj 3 dite. Nese gjate ketyre 3 diteve ai nuk shfaq shenja alergjie apo irritimi , mund te vazhdoni me testimin e nje produkti te ri. Mund te filloni me konsumimin e produkteve te thjeshta, si pershembull karrota.
Do te duhet te zieni mire karroten per disa minuta dhe pasi te jete gati e vendosni ne blender dhe e fruloni . Ne qofte se purene e krijuar e deshironi me te holle, mund te shtoni pak uje deri sa te arrije trashesine qe deshironi . Mos u shqetesoni ne qofte se bebi juaj nuk pranon te konsumoje te gjithe purene qe diten e pare, eshte mese normale pasi femija nuk eshte mesuar me konsumimin e nje ushqimi tjeter pervec qumeshtit.
Kete testim mund ta beni per rreth 15 dite me te vegjelit tuaj dhe pasi te keni provuar nje numer te konsiderueshem perimesh , do te flasim sesi mund te fillojme me perdorimin e frutave. Por me gjere do te flasim ne vazhdim!
.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart