Benefitet e dardhes 🍐

Benefitet e dardhes 🍐
Fundi i sezonit te veres, eshte gjithashtu dhe fillim sezoni i dardhave.
Meqenese shume prej jush kane pasur deshire te njihen me vlerat e tyre, me poshte keni disa informacione qe ju njohin me benefitet e dardhave 🍐
Vlera antioksiduese dhe anti-inflamatore: dardha është e pasur me fitonutrientë , nga të cilët kryesorë janë acidi klorogjenik, acidi gjenetik, etj. Pothuajse të gjithë këta fitonutrientë janë treguar se kontribuojnë në shëndet me vetitë e tyre antioksiduese dhe anti-inflamatore.
Rreziku i zvogëluar i diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës: dardha është një burim i mirë i fibrave, duke ndihmuar kështu në mbrojtjen nga zhvillimi i diabetit të tipit 2, si dhe sëmundjeve të zemrës.
Përveç kësaj, në rastin e diabetit të tipit 2, flavonolet dhe antocianinat që përmbahen në dardha ndihmojnë në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës.
Dardha është një ushqim shumë i tretshëm dhe për këtë arsye është një nga ushqimet e para që ju rekomandojmë foshnjave të hanë, sepse zakonisht nuk shkakton alergji.
Dardha është një burim i shkëlqyeser i fibrave dietike , vitaminës C , bakrit dhe kaliumit .
Përqindja e lartë e fibrave që përmban, ka një efekt të dobishëm në lëvizjen e zorrëve dhe parandalimin e kapsllëkut.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart