A e dini që…

A e dini që gjatë shtatzanisë më të shumtat e femrave depozitojnë afërsisht 2-4 kile dhjam, i cili më tej do përdoret që të ofrojë një pjesë të energjisë shtesë që ju nevojitet gjatë laktacionit. Është përllogaritur që përqindja e yndyrës që depozitohet jep 200-300 kalori në ditë gjatë një periudhe laktacioni 3 mujor .
Por kjo nuk do të thotë që plotëson nevojën e energjisë ditore të nënës, kështu që pjesa tjetër duhet të plotësohet nga ushqyerja e përditëshme. Për prodhimin e 100 ml qumësht konsumohet nga trupi i femrës 85 kalori.
Sasia mesatare ditore e prodhimit të qumështit për 6 muajt e parë është diku në 750 ml, dhe mund të arrrijë nga 550-1200 ml. Imagjinoni sa kalori konsumohen vetëm për prodhimin ditor të qumështit.
Mendimi im : Mos u nxitoni të humbisni peshë menjëherë pas lindjes. Lëreni trupin tuaj të qetësohet të paktën për një 3 mujor, dhe kryesisht për të shmangur mungesën ne sasine e prodhimit por dhe tek vlerave ushqyese te qumështit.
Një rregull ushqimor që duhet të rrekomandohet pas 3 mujorit të parë të laktacionit:
• Dieta nuk duhet të përmbajë më pak se 1800 kalori në ditë.
• Duhet një rrënje graduale diku 0.5 kg në javë.
Rrekomandimet për rregjimin ushqimor ditor për sa i përket grupeve të ushqimeve , gjatë periudhës së laktacionit.
Grupi i ushqimeve dhe racioneve:
• Qumësht, kos, djathë : 4-5 racione në ditë ( për femrat që ushqejnë më gji më tepër se 1 foshnjë mund tju nevojitet 6 racione e sipër).
• Mishi, peshku, shpendët, vezët, legume :180-210 gr në ditë.
• Fruta : 2- 4 racione në ditë ( të paktën një burim të mirë të vitaminës C ).
• Perime : 3-5 racione në ditë ( të paktën një burim të mirë të vitaminës A ).
• Drithëra, bukë, oriz, makarona : 6-11 racione në ditë
1 racion : 1 fete buke = 1/3 flxh makarona ose oriz=1 patate mesatare =1/2 flxh legume si fasule ose thjerza • Lëngjet 8-12 gota në ditë ( derisa të plotëshet ndjesia e etjes).
• Yndyra 3- 4 racione në ditë.
1 racion :1lgj vaj ulliri
Dietologe: Stavrula Posteci

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart