Perse kembengul qe gjate periudhes se gjidhenies…

Perse kembengul qe gjate periudhes se gjidhenies, duhet te rezervoni qumesht gjiri ne ngrirje, per nje moment te dyte?!🍼🍼
Po ju permend disa arsye:
– Normalisht qe qumeshti i gjirit, gjate ngrirjes, humbet antitrupat, por kjo nuk do te thote qe kemi humbje ne elemente te tjere si proteinat, karbohidratet apo yndyrnat.
– Vjen nje moment qe femija redukton kohen ne gji sepse fillon procesi i futjes se vakteve te tjera ushqimore. Qe nga kjo kohe qumshti i gjirit reduktohet duke ju pershtatur kerkeses se femijes. Ky nuk eshte gabim, por duke marre parasysh qe femijet kalojne disa faza te ndryshme si dalja e dhembeve apo dhe etapat e rritjes , mund te refuzojne per nje periudhe te shkurter ushqimin. Keshtu qe ne kete periudhe, eshte e nevojshme qe te keni rezervat e duhura ushqyese , per te plotesuar vaktet.
– Gjithashtu per disa nena , cikli menstrual ndodh qe vjen me heret dhe gjate atyre diteve sasia e qumeshtit te prodhuar, reduktohet.
– Mos harroni dhe rastet kur per nje sere arsyesh mund te largoheni nga shtepia dhe do ju duhet te lini qumesht rezerve per te voglin tuaj.
– Normalisht qe qumeshti formule, eshte nje zgjedhje e shpejte dhe gati perfekte ne keto raste, por kini parasysh qe jo te gjithe femijet , e pranojne nje ndryshim te menjehershem te qumshtit te gjirit ne ate formule.
Per te gjitha arsyet e lartpermendura, ju keshilloj qe te krijoni rezervat tuaja te qumshtit te gjirit, sepse vjen nje moment qe do e keni te nevojshem perdorimin e tyre!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart