Si mund te krijoni nje darke te shpejte dhe plot vlera!

Si mund te krijoni nje darke te shpejte dhe plot vlera! ❗❗505 kalori ❗❗
Sot do t’ju rekomandojme nje opsion sesi mund te krijoni darken tuaj shume shpejt dhe te pasur ne vlera ushqyese. Vakti i darkes eshte dhe nje nga vaktet i cili neglizhohet shume nga te gjithe personat qe kane shume preokupime gjate dites dhe nuk kane durim as kohe te pergatisin nje vakt te mireqene.
Sot sugjerimi jone i darkes permban vetem 505 Kcal, eshte nje opsion i cili nuk kerkon shume impenjim dhe kohe per tu pergatitur por vetem 10 minuta dhe gjithashtu mund te konsumohet nga personat qe kryejne aktivitet fizik per shkak se nepermjet vezeve mund te merret sasia e duhur e proteines qe ju nevojitet.

Perberesit:
📍½ avocado,
📍1 luge caji vaj ulliri,
📍2 veze,
📍2 flxh caji baby spinaq,
📍2 feta buke me drithera (30 gr secila),
📍fara chia per dekorim (opsionale),
📍Kripe, piper (sipas deshires).

Menyra e pergatitjes 📝:
✔️Ne nje tenxhere madhesie mesatare vendosim spinaqin te zieje per rreth 5 minuta.
✔️Gjithashtu ne nje tigan pak të thellë, shtojme dy gota ujë dhe e leme ujin të ziejë mire.
Pasi eshte gati, thyejme vezët sipër ujit dhe i leme të përgatiten për 3-5 minuta.
✔️Nderkohe presim dhe pastrojme avokadon nga lekura dhe berthama e tij, e shtypim me nje pirun dhe lyejme fetat e bukes.
✔️Pasi spinaqi te jete gati, e sherbejme dhe i shtojme nje luge caji vaj ulliri, vendosim vezet poshe dhe sipas preferences se gjithseclit shtojme pak kripe dhe piper.

Darka eshte gati per tu konsumuar!

Ju befte mire! ☺️

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart