π¬ππππππππ π ππππππ/ π¨πππππππ ππ πππππππ πΆπππ
ππͺππππ¨: ππ’πππ‘π¨ππ§π π π’ππ¨ππ₯ππ§π’π π£πͺπ ππ¨ππ©π ππππ©ππ π. ππ€π§ π£ππ¨π πππ¨πππ§π€π£π π©π π¨πͺπ§π₯π§ππ―π€π£π πππ π, ππ₯π€ π©π π ππ£ππ¦π£π π’ππ¦π©π π©πͺππ, ππ¨ππ©π π―πππππππ π ππͺππͺπ§!
β οΈKemi vendosur dhe opsionin light!
Sot kemi vendosur βte thyejme rregullatβ dhe tβju rekomandojme nje recete shume te thjeshte , por vertet shume shume te shijshme . Sic ja u permendem dhe me lart, nuk eshte embelsire dietike, por do te ishte zgjedhja ideale per te bere dike te lumtur .
Eshte nje embelsire e ftohte / akullore me biskota Oreo, e cila me sasine e produkteve qe kemi perdorur, perfshin 10 racione me nje kosto prej 11 mije lekesh te vjetra.
ππππππππππ:
– 35 biskota Oreo,
– 5 luge gjelle gjalpe te shkrire,
– 400 gr dhjathe krem Philadelphia,
– 400 ml Pana ( mund te zevendesohet me kos kremoz kolios)
– 100 gr sheqer ( mund te zevendesohet me sheqer stevia 10 me 15gr )provojeni per embelsine dhe regulloni – 1 vanilje pluhur,
πππ«π πππ’ππ£π:
– Per te krijuar bazen e embelsires, therrmojme ne blender 24 biskota Oreo.
– Ne nje tas, shtojme 5 luge gjelle gjalpe te shkrire dhe i perziejme se bashku me biskotat e therrmuara derisa te formohet nje mase homogjene.
– Ne nje tepsi te vogel, ku kemi vendosur fillimisht nje leter kuzhine qe nuk ngjit, hedhim bazene biskotave dhe me ndihmen e nje spatule e perhapim njetrajtesisht.
– E vendosim ne frigorifer per 15 min.
– Nderkohe ne nje ene shtojme Philadelphia dhe vanilje, te cilat i perziejme mire njera me tjetren me ndihmen e mikserit.
– Ne enen qe kemi kremin philadelphia shtojme panan (ose kosin)dhe sheqerin dhe i perpunojme ne mikser, derisa te krijohet nje mase kremoze e lidhur.
-Tek masa kremoze therrmojme siper 8 biskota Oreo.
– Nxjerrim nga frigoriferi bazen e biskotave dhe shtojme siper masen kremoze.
– E dekorojme me 3 biskota Oreo te thermuara.
– Vendoseni ne ngrirje per 4 me 5 ore.
– Nese deshironi ta konsumoni ne formen e akullores, mund ta ruani vazhdimisht ne frigorifer. – Ruhet 4-5 dite.
Youtube:https://youtu.be/zSXeNdR
π±π πππππ ππππ!
